Kompanitë iC Consulenten Ziviltechniker, ELEA iC dhe IBE, SEED Consulting shpk dhe InfraKonsult shpk janë fitueset e tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.
Vendimi erdhi një ditë pasi ministrja Balluku njoftoi se janë kualifikuar dy projekt-propozime, mes të cilave juria do të zgjidhte fituesen.
Qeveria hapi në qershor garën ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë
Procesi i tenderimit për ndërtimin e tunelit do të bëhet brenda këtij viti.
Siç Exit News ka shkruar më parë, projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria.
Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë.
Qytetarët do të paguajnë një tarifë fikse për të kaluar në tunel.
Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.