Shpallën të pafajshëm “Hakmarrjen për drejtësi”, KLD nis hetimin ndaj gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis hetimin ndaj 5 gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda që shpallën të pafajshëm të gjithë anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”. Me kërkesë të kreut të këtij institucioni, Bujar Nishani, Inspektoriati i KLD-së ka filluar hetimin për këtë vendim.

Duke qenë se kishte përfunduar numri i gjyqtarëve që kishin shqyrtuar këtë çështje ndër vite, u vendos që të merreshin dhe gjyqtarë nga rrethet.

5 anëtarët e trupit gjykues që dhanë pafajësi për të gjithë anëtarët e kësaj organizate janë: Alaudin Malaj, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja, Artur Kalaja dhe Etleva Temo.

Lajme te ngjashme