Sot, Arben Pilinçi, kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë, u shpall në kërkim nga policia, ndërsa djali i tij Orlind Pilinçi u kap në flagrancë me drogë dhe armë.
Në banesën e të arrestuarit u gjendën rreth një kilogram lëndë narkotike e tipit kanabis, pistoletë e dhjetra fishekë. I ati dyshohet se është bashkëpuntor në aktivitetin e të birit. Arben Pilinçi ka preçedentë të mëparshëm penal për veprat “vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje armësh pa leje”.
Arben dhe Orlind Pilinçi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.