
Punonjësi i policisë, Edvin Sinani, me detyrë specialist i AntiDrogës në Durrës, u shpall në kërkim të hënën për akuzën e prodhimit e shpërndarjes së narkotikëve dhe shpërdorimit të detyrës.
Rasti u zbardh pas një hetimi disamujor të Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Durrës-Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Policia njofton se Sinani drejtonte një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët i përdorte edhe si burim informacioni për të goditur konkurrencën përmes profesionit.
Shpeshherë, grupi përdorte uniformën e policisë për të arritur qëllimet e tyre.
Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me vendndodhjen aktuale të ish-efektivit.