Shpend Ahmeti dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Social Demokrate në Kosovë

Nga Redaksia
Shpend Ahmeti dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Social Demokrate në Kosovë

Kryetari i Partisë Social Demokrate  në Kosovë, Shpend Ahmeti dha dorëheqjen sot. Vendimin e bëri të ditur me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook. Arsyeja e këtij vendimi ishte rezultati i partisë që drejton zoti Ahmeti, në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, e cila fitoi 96.883 vota në koalicion me AAK.

“Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor.Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari.”

Gjithashtu ai njoftoi se nuk do të kandidonte në asnjë post në parti, duke theksuar se do të angazhohet në mbajtjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017, si kryetar i bashkisë së Prishtinës.

“Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë institucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017.”

 

LEXO  Haradinaj: Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë

Lajme te ngjashme