Shpërblime të mëdha për punonjësit tatimore

Qeveria ka vendosur para 3 javësh që administrata tatimore mund të përdorë për nevojat e veta deri në dy përqind të të ardhurave totale që ajo mbledh.

Ky fond do të përdoret për investime dhe rroga e shpërblime. Raporti investime-shpërblime do të përcaktohet nga Ministri i Financave, ndërsa shpërndarja e shpërblimeve brenda administratës tatimore do të përcaktohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Qeveria i ka kushtëzuar shpërblimet me realizimin, të paktën e pjesshëm (në vetëm disa muaj), të planit të të ardhurave që mblidhen nga administrata tatimore.

Këtë vit të ardhurat nga tatimet priten të jenë rreth 110 miliardë lekë (rreth 800 milionë euo). Dy përqind e kësaj shumë është rreth 2,2 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>