Sjellja e vrazhdë e Kryeministrit ndaj Nën-kryetares së Kuvendit

Sjellja e vrazhdë e Kryeministrit ndaj Nën-kryetares së Kuvendit

Nënkryetarja socialiste e Kuvendit Valentina Leskaj ka drejtuar sot një seancë plenare të punimeve të Kuvendit gjatë së cilës ka pasur përplasje dhe shkëmbime të ashpra dhe banale mes shumicës dhe pakicës.

Por një video e postuar në faqen e tij në Facebook nga deputeti Eduard Ndocaj, vihet re diçka tjetër: shpërfillja e plotë dhe e vrazhdë e Kryeministrit Rama ndaj deputetes së tij.

E pasigurtë për atë që duhet të bënte për drejtimin e seancës, ndërsa deputetët e opozitës po mësynin fizikisht drejt foltores, ajo duket se ka dashur të këshillohet me Kryeministrin Rama dy rreshta poshtë saj. Ndaj ka lenë vendin e drejtuesit të seancës dhe është drejtuar për nga Kryeministri.

Por ai nuk e ka lenë as t’i afrohet fare duke e larguar me një shenjë nervoze me duar që tregonte vrazhdësi dhe shpërfillje. Deputetja Leskaj i është bindur, pa bërë zë.

Janë pamje domethënësë për ndarjen e pushteteve në Shqipëri, sikurse edhe për sjelljen ndaj femrave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>