Në të gjithë botën u shënuan 64 978 812 persona të infektuar dhe 1 502 203 viktima. Po ashtu janë shëruar deri më sot 45 066 624 persona në të gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parat sa i takon numrit të infektimeve nga koronavirusi në botë me 14 314 265 raste në total.
Nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë humbur jetën 279.867 persona dhe janë shëruar mbi 8 milionë persona. Në SHBA ka mbi 5 milionë raste aktive.
Vendi i tretë me më shumë të infektuar është Brazili, i cili ka mbi 6 milionë raste në total që nga fillimi i pandemisë, 174.531 viktima, mbi 5 milion të shëruar dhe mbi 5 mijë raste aktive.
Në vendin e katërt është Rusia me mbi 2 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Të enjten në Rusi u shënuan 28.145 raste të reja dhe 554 viktima.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Serbia renditet e para për numrin e të infektuarve, me 191 356 raste të infektuar, 1 704 viktima dhe mbi 31 mijë të shëruar. Ndërsa në vend ka ende 158.116 raste aktive.
Në Shqipëri u regjistruan 39 719 raste në total, ndër to 839 viktima, 19 912 të infektuar dhe mbi 18 mijë raste aktive.