Shpërthen një fabrikë kimikatesh në Gjermani, një viktimë dhe katër të zhdukur

Nga Exit News
Shpërthen një fabrikë kimikatesh në Gjermani, një viktimë dhe katër të zhdukur

Të paktën një person është vrarë dhe katër mbeten të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimikatesh në Gjermani.

Zyrtarët në qytetin e Leverkusen thonë se 16 persona u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 9:40, raporton BBC.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr që u desh disa orë për t’u shuar.

Policia u ka thënë banorëve të zonës që të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert për shkak të lëndëve helmuese që mund të jenë lëshuar në ajër nga shpërthimi.

Rrugët përreth u mbyllën gjithashtu për disa orë. Terrenet e hapura të lojërave janë mbyllur dhe banorëve u është thënë të shpëlajnë frutat dhe perimet nga kopshtet e tyre para se t’i hanë.

Shkaku i shpërthimit në parkun industrial nuk dihet ende.

Sidoqoftë, qyteti i Leverkusen tha se çdo masë e marrë ishte vetëm si një masë paraprake pasi ende nuk ka sinjale alarmante për ndotjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>