29 persona kanë vdekur dhe 166 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime të njëpasnjëshme i një autobombe dhe i një bombe vetëvrasëse, ditën e shtunë në darkë në Turqi. Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit të futbollit Besiktas në qendër të Stambollit, pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet dy ekipeve më të mira turke.
Presidenti Taip Rexhep Erdogan, pas sulmit, u shpreh se “sulmi terrorist u krye ndaj policisë dhe qytetarëve tanë. Shpërthimi pas përfundimit të ndeshjes Besiktas-Bursaspor u krye me qëllim për të maksimizuar vdekjet rastësore. Si rezultat i këtyre sulmeve në kemi martirë dhe të plagosur”.
Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu e quajti sulmin një “komplot mizor”. Policia njoftoi se ka arrestuar 10 persona të dyshuar për lidhje me organizuesit e sulmit.
Deri më tani asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarë të policisë turke janë shprehur se dyshohet për një sulm terrorist.
Gjatë viti të fundit Turqia ka qënë objektivi i shumë sulmeve të ISIS dhe militantëve kurdë.