Të paktën 7 punonjës janë plagosur në një shpërthim, paraditen e së mërkurës në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit, si pasojë e një rrjedhje gazi.
Tre prej punonjësve janë në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.
Policia po heton për të zbuluar arsyet e shpërthimit.