
Një shpërthim i fuqishëm zgjoi banorët e Neshvill në SHBA mëngjesin e Krishtlindjeve.
Vendi ku ndodhi shpërthimi konsiderohet zemra e qytetit por fatmirësisht pati vetëm 3 persona të lënduar por jashtë rrezikut për jetën, raporton CNN.
Shpërthimi dëmtoi makina dhe xhamat e disa bizneseve përreth pasi zona është e mbushur me bare, restorante, dyqane të vogla.
Hetimet për ngjarjen kanë nisur ndërsa policia po shqyrton pistën se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm.
Paraprakisht mendohet se shpërthimi ka ndodhur në një makinë që më pas u pushtua nga flakët.