
Një shpërthim ka ndodhur sot në në minierë në Bulqizë, ku ka mbetur i plagosur një minator.
Minatori, 36 vjeç është dërguar në Tiranë për tu kuruar. Nuk dihet ende gjendja e tij apo rrethanat e çështjes.
Gjatë këtij muaji janë rregjistraur dy raste kur minatorët janë dëmtuar gjatë punës. Më 11 maj një galeri në minierën e Martaneshit është shembur dhe zuri 6 minatorë brenda.
Ndërsa me 15 maj një minator, 32 vjeç, i minierës së Bulqizës u plagos në punë. Sipas njoftimit të Policisë “në galeri u shemb një copë minerali dhe u lëndua shtetasi H. R., 32 vjeç,(punëtor).