Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer rreth mesnatës në Burrel pasi ishte vendosur në derën e një banese.
Për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Në media raportohet se tritoli i është vendosur banesës së një punonjësi të Shërbimit Informativ Shtetëror.