Shpërthimet vullkanike në La Palma detyrojnë evakuimin e 3 qyteteve

Nga Exit News
Shpërthimet vullkanike në La Palma detyrojnë evakuimin e 3 qyteteve

Shpërthimet e fuqishme vullkanike në ishullin spanjoll La Palma detyruan autoritetet të evakuojnë tre qytete të tjera të premten, ndërsa linjat ajrore anuluan fluturimet për shkak të një reje gazi dhe hiri.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e qyteteve të Tajuya, Tacande de Abajo dhe pjesës së Tacande de Arriba që nuk ishin evakuar të premten pasdite, duke u thënë banorëve të mblidheshin në stadiumin vendas.

“Vullkani është në një fazë të re shpërthyese … Zjarrfikësit nuk do të veprojnë më sot,” shkroi në Tëitter shërbimi i zjarrëfikëses në Tenerife, i cili është vendosur në La Palma për të ndihmuar sipas raportimi të Reuters.

Shërbimet e emergjencës të Ishujve Kanarie fillimisht u thanë banorëve të rrinin brenda për të shmangur hirin dhe fragmentet e lavës, por më vonë vendosën të urdhërojnë evakuimin e njerëzve dhe kafshëve, për shkak të rrezikut të shtuar nga shpërthimet.

kur shpërtheu të dielën, vullkani në Cumbre Vieja ka shkarkuar mijëra tonë lavë, ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve.

Cumbre Vieja në La Palma një nga rajonet vullkanike më aktive në Kanarie dhe shpërthimi i fundit u paralajmërua nga mbi 22 mijë dridhje brenda një jave në ishull.

Shpërthimi më i hershëm i regjistruar në La Palma ishte në 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING) dhe ai i fundit ndodhi më 1971, nga i cili pati një viktimë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>