Shpërthimi në Velipojë, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna

Nga Exit News
Shpërthimi në Velipojë, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna

Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i bombolës së gazit në një hotel në Velipojë më 4 korrik.

Pas vajzës dy vajzave të familjes Gjoka ka humbur edhe nëna e tyre pas më shumë se dy muajsh nën kujdesin e mjekëve në Itali.

Më 4 korrik, një bombol gazi shpërtheu në hotelin në pronësi të familjes Gjoka duke lënë të plagosur nënën me tre fëmijët. Ato u dërguan në Itali dy ditë më vonë për të marrë mjekim më të specializuar.

Sipas autoriteteve shpërthimi kishte ndodhur pasi bombola e gazit kishte qenë hapur gjatë natës dhe kishte shpërthyer pas ndezjes së dritave në mëngjes.

Policia ka arrestuar pronarin e pikës së shitjes së bombolave të gazit pasi ka konstatuar se ato nuk përmbushnin kushtet e nevojshme teknike të sigurisë.

Të enjten tre persona mbetën të plagosur në Shijak nga shpërthimi i një bombole gazi në banesën e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>