Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ndërron jetë vajza e mitur

Nga Exit News
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ndërron jetë vajza e mitur

Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i bombolës së gazit në një hotel në Velipojë më 4 korrik.

Pas vajzës 19 vjeçare, familja Gjoka ka humbur edhe vajzën 14 vjeçe, raporton News 24.

E mitura ndërroi jetë në një spital në Itali ku ishte të dërguar sëbashku me nënën, motrën dhe vëllain për t’u kuruar nga djegiet e rënda.

Më 4 korrik, një bombol gazi shpërtheu në hotelin në pronësi të familjes Gjoka duke lënë të plagosur nënën me tre fëmijët. Ato u dërguan në Itali dy ditë më vonë për të marrë mjekim më të specializuar.

Sipas autoriteteve shpërthimi kishte ndodhur pasi bombola e gazit kishte qenë hapur gjatë natës dhe kishte shpërthyer pas ndezjes së dritave në mëngjes.

Policia ka arrestuar pronarin e pikës së shitjes së bombolave të gazit pasi ka konstatuar se ato nuk përmbushnin kushtet e nevojshme teknike të sigurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>