Shqipёria është renditur e 97-ta nё renditjen e Raportit tё Bankёs Botёrore Doing Business të këtij viti – 29 vende më poshtë se një vit më parë. Shqipёria gjendet e fundit ndёr të gjitha vendet Europiane, ndërkohё qё vёndet e tjera tё rajonit renditen nga vendi i 12 (Maqedonia) në vendin e 66-të (Kosova).
Faktorёt qё kanё ndikuar nё rёnien e lehtësive për të bërë biznes, sipas raportit, janё: vёshtirësimi i proçedurave pёr hapjen e një biznesi të ri, rritja e taksave dhe çmimit të energjisё elektrike, rritja e vёshtirёsive për marrjen e lejeve tё ndёrtimit, vështirësimi i marrjes së kredisë dhe vështirësimi i marrjes së çertifikatës së pronësisë.
Raporti Doing Business i Bankёs Botёrore ka vlerësuar faktorёt qё lehtёsojnё ose pengojnё biznesin nё 189 vёnde tё botёs pёr periudhën Qershor 2014 – Qershor 2015.