Gjykata dënoi sot njё shqiptar nё Angli pёr kultivim ilegal tё hashashit. Arben Bakillarit, rreth një muaj më parë, iu gjetën mё shumё se 300 rrёnjё hashash nё banesёn e tij nё Angli.
46 vjeçari Bakillari u shpreh se i duheshin para pёr t’u operuar nga hernia diskale dhe kultivimin e hashashit e kishte parё si tё vetmen mundёsi fitimi.
Gjykata e dёnoi atë me gjashtё muaj burgim dhe dёbim pёr nё vendlindje pas pёrfundimit tё dёnimit.
Gjykatёsi u shpreh se Arbeni ka qenё thjesht personi qё kujdesej pёr rritjen e bimёve dhe jo pronari i tyre.