Shqipëria dhe SHBA-të nënshkruan Memorandumin e parë të Mirëkuptimit në fushën e arsimit.
Lajmin e bëri të ditur ambasada e SHBA-ve, e cila shkroi:
“Sot, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce u takua me Ministren shqiptare të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Evis Kushi dhe së bashku biseduan marrëdhënien e ngushtë dhe produktive midis Ambasadës dhe Ministrisë së Arsimit, e cila miratoi Memorandumin e parë të Mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe zgjerimin e programeve të gjuhës angleze.”
Ambasada shtoi më tej se nënsekretatrja e shtetit pati mundësinë të zgjeronte programin e Rrjetit Virtual të Gjuhës Angleze Profesionale (OPEN).