Shqipëria e 6-ta në botë për furnizimin e Evropës me rreshirë kanabisi

Nga Exit News
Shqipëria e 6-ta në botë për furnizimin e Evropës me rreshirë kanabisi

Shqipëria është një nga 6 vendet kryesore të furnizimit të BE-së me rrëshirën e kanabisit, në botë. Përpara, Shqipërisë renditen vendet si Irani, Libani, Pakistani, Afganistani dhe Maroku.

Ky është përfundimi i Raportit Botëror të Drogës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2020, i cili mbulon periudhën ndërmjet 2014-2018.

Në Evropë, Shqipëria dhe Hollanda janë dy vendet kryesore si vende origjine, trafikimi dhe tranziti për kanabisin. Shqipëria është i vetmi vend origjine, tranziti dhe trafikimi direkt në Evropën Juglindore. Gjithashtu, raporti gjeti se trafikimi i rrrëshirës së kanabisit ra në periudhën 2010-2016 por ai u rrit në vitin 2018.

Raportet e mëparshme nga Interpol dhe Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe varësisë nga droga (EMCDDA) zbuluan se kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet. Kjo është për shkak të përqendrimit të zbatimit të ligjit duke u transferuar në trajtimin e pandemisë COVID-19.

Në botë, përdorimi i drogës po rritet me rreth 210 milion përdorues, që përfaqësojnë 4.8% të popullsisë së botës. Kanabisi është substanca më e përdorur me rreth 192 milion përdorues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>