Shqipëria firmos marrëveshjen e BE-së për mbrojtjen e grave afgane

Nga Exit News
Shqipëria firmos marrëveshjen e BE-së për mbrojtjen e grave afgane

“Gratë dhe vajzat afgane, si të gjithë njerëzit afganë, meritojnë të jetojnë në siguri dhe dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata me ndihmë dhe mbështetje humanitare, për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen”.

Kjo ishte deklarata e bërë nga Bashkimi Evropian dhe e nënshkruar nga vende të ndryshme përfshirë Shqipërinë. Nënshkruesit e tjerë përfshijnë Australinë, Kanadanë, Kilin, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Teksti shpreh shqetësimin e tyre të thellë për mirëqenien e grave dhe vajzave afgane, përfshirë të drejtën e tyre për arsimim, punë dhe liri të lëvizjes. Ai u bën thirrje atyre që janë në pozita të pushtetit në vend të garantojnë mbrojtjen e tyre.

“Ne do të monitorojmë nga afër se si çdo qeveri e ardhshme siguron të drejtat dhe liritë që janë bërë pjesë integrale e jetës së grave dhe vajzave në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit.”

Shqipëria është në pritje të mbërritjes së një numri ende të pazbuluar refugjatësh të cilët do të qëndrojnë në vend ndërsa presin përpunimin e vizave të tyre amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>