Shqipëria goditet nga lëkundje të vazhdueshme tërmeti

Nga Exit News
Shqipëria goditet nga lëkundje të vazhdueshme tërmeti

Gjatë 24 orëe të ka pasur goditje tërmeti në Zonën e Tiranës dhe Elbasanit. Goditja më e fortë ndodhi në orën 21:21, me madhësi 4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në perëndim të Elbasanit dhe 8 kilometra në ver-lindje të Lushnjes.

Goditja e dytë e fortë ka ndodhur në orën 01:25, me madhësi 4.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 29 kilometra në perëndim të Elbasanit.

Goditja e tretë ka ndodhur në orën 8:58, me madhësi 3.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 70 kilometra në perëndim të Elbasanit dhe 15 kilometra në jugperëndim të Fierit.

Thellësia e goditjeve ishte 12 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>