Shqipëria humb 4 vende në Indeksin Botëror të Paqes

Nga Exit News
Shqipëria humb 4 vende në Indeksin Botëror të Paqes

Shqipëria ka rënë katër vende në krahasim me vitin 2019 në Indeksin Botëror të Paqes, duke u renditur në vendin e 55 në botë nga 163 shtete.

Në 2019, Shqiperia u rendit në vendin e 51 nga 163 shtete.

Sipas, raportit të Institutit për Ekonominë dhe Paqen (IEP), të vitit 2020 mbi kushtet e paqes në botë, Evropa vazhdon të mbetet rajoni më paqësor në botë, me numrin më të lartë të protestave në botë nga 2011 deri në 2018, 1600 protesta, grumbullime dhe greva. Raporti parashikon mbajtjen e protestave të tjera me rënien e ekonomisë gjatë kësaj periudhe.

Kosova ka rënë 6 pikë në indeks, duke u renditur e 85-ta në botë. Serbia, nga ana tjeter, është ngritur me një pike, duke u renditu në vend të 51-të.

IEP mat gjendjen e paqes nga niveli i sigurisë shoqërore dhe rendit, konfliktet e vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare, dhe nivelin e ushtrisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>