Shqipëria i bashkohet forcave “antiruse” të NATO-s në Letoni

Shqipëria i bashkohet forcave “antiruse” të NATO-s në Letoni

Shqipëria do t’i bashkohet trupave të NATO-s të drejtuara nga Kanadaja për të shmangur një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj vendeve të Europës Lindore. Ky batalion do të vendoset në Letoni, në fillim të vitit 2017. Vendi jonë do të ndihmojë me forca dhe me mjete ushtarake, trupat kanadeze të vendosur në Letoni. Së bashku me Shqipërinë, në krahë të Kanadasë do të jenë edhe vendet si Italia, Polonia dhe Sllovenia.

Në Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik të 2016, vendet anëtare vendosën të dërgonin katër batalioneve shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë. Këto batalione do të drejtohen nga vende si Kanada, Britani, Gjermani dhe SHBA.

Vende e Europës Lindore anëtare të NATO-s, pak kohë më parë, kërkuan rritjen e pranisë së forcave shumëkombëshe në këto vende për të shmangur që Rusia të veprojë me to njësoj si me Ukrainën.

Rusia i ka mohuar këto akuza, ndërsa ka akuzuar NATO-n për ndërhyrje në vendet e ish – Bashkimit Sovjetik duke ulur influencën e Rusisë tek to.

Zyrtarët të NATO-s thanë se qëllimi kryesor i këtyre katër grupeve ushtarake të vendosur në vendet e Europës Lindore është të shmangin çdo lloj provokimi apo përshkallëzimi të tensioneve ndërmjet Rusisë dhe NATO-s.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>