Shqipëria lë pas SHBA-të dhe vende të zhvilluara në shëndetësi dhe arsim

Shqipëria lë pas SHBA-të dhe vende të zhvilluara në shëndetësi dhe arsim

Duket se reformat e thella të qeverisë Rama në fushën e shëndetësisë dhe arsimit po japin frytet e tyre të para.

Raporti i Konkurrueshmërisë Globale i Forumit Ekonomik Botëror (FEB) ofron një renditje të veçantë për fusha të ndryshme, të cilat pastaj në mënyrë të ponderuar japin rezultatin në renditjen përfundimtare.

Në renditjen e veçantë për Shëndetësinë dhe Arsimin Fillor raporti e klasifikon Shqipërinë të 33-tën, ndërsa në renditjen e Arsimit të Lartë dhe Profesional të 42-tën ndër 148 vende që ka vëzhguar FEB (shiko këtu faqe 47-48).

Por ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria vlerësohet në këto fusha më e përparuar se shumë vende perëndimore. Kështu, vetëm në tre vjet të qeverisjes së Kryeministrit Rama, Shqipëria ka arritur kështu të lërë mbrapa në shëndetësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të zhvilluara.

Më poshtë është një renditja relative e Shqipërisë në krahasim me disa vende të tjera të zhvilluara, sipas raportit.

screenshot-2016-09-29-19-16-28

Edhe në renditjen për Arsimin e Lartë dhe Profesional, Shqipëria, në vendin e 42-të, ka lënë mbrapa vende të zhvilluara si Greqia (45), Luksemburgu (47), Kroacia (49) dhe Turqia (50).

Shtetet e Bashkuara, sidoqoftë, janë para Shqipërisë në vendin e tetë.

Në lidhje me këto rezultate mbresëlënëse Kryeministri Rama u shpreh se:

Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>