Ministri për rindërtimin, Arben Ahmetaj njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me shtetin Turk për bashkëpunim në ndërtimin e 522 banesave të reja në Laç.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Ahmetaj tha se brenda projektit parashikohen edhe ambjente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor, hapsira të gjelbra dhe një shkollë 9-vjeçare.
Sipas marrëveshjes do të rindërtohet edhe sheshi i qytetit dhe godina e Bashkisë Laç.