Që prej fillimit të pandemisë qeveria ka marrë në total rreth 435 milionë euro mbështejte për Covid-n, shëndetësore dhe ekonomike.
Rreth 245 milionë euro për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ndërsa mbi 190 milionë të tjera janë premtuar dhe do të merren në muajt e ardhshëm. Këto para janë marrë:
50 milionë euro ndihmë falas janë dhënë nga Bashkimi Europian.
15 milionë euro ka dhënë Banka Botërore.
Rreth 11 milionë euro falas nga Gjermania por nuk janë lëvruar.
Fondi Monetar ka dhënë rreth 174 milionë euro kredi.
180 milionë euro të tjera kredi ka dhënë BE-ja.
Por pavarësisht ndihmës, qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime dhe as në krijimin e kapaciteteve laboratorike.
Sipas të dhënave të publikuara në emisionin ‘Me pak fjalë’ të mërkurën në Euronews, për pesë muaj rrjesht nga marsi deri në fund të korrikut, Shqipëria pati vetëm një laborator për testet, laboratorin e ISHP-së, me rreth 600 teste në ditë.
Në mes të korrikut qeveria hapi një laborator të dytë.
Ky laborator pavarëisisht investimeve me dhjetëra mijëra euro u mbyll dy javë pas hapjes, pasi koncesionari i laboratorëve spitalore, kërkoi të merrte në dorëzim laboratorët e QSUT-së dhe gjithë sptialeve të vendit.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohoi për emisionin ‘Me pak fjalë’ se, pavarësisht se laboratori i mikrobiologjisë i ka kaluar koncesionarit, laboratori covid i ka mbetur QSUT-se dhe ka bere pa nderprerje testimet covid.
Ajo që dihet është se laboratorët spitalorë në të gjithë vendin sot i ka një privat, dhe asnjë prej tyre nuk bën testime covid. Testime nuk bëjnë as laboratorët e koncesionarit.
Kjo qasje është edhe paradoksi i qeverisë: ajo na bën falas me detyrim teste shëndetesore që nuk na duhen, por për t’u testuar kundër kovidit duhet të paguajmë nga xhepi në laboratorë privatë.