Shqipëria ka arritur një tjetër marrëveshje me kompaninë ruse për 50 mijë doza të vaksinës Sputnik V.
Dozat do të vijnë brenda 10 ditëve, njoftoi të hënën kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Shqipëria është duke vaksinuar me Sputnik V, CoronaVac të Kinës, Pfizer dhe AstraZeneca.
Kategoritë që janë vaksinuar janë të moshuarit, personeli shëndetësor, mësuesit dhe po vaksinohen punonjësit e policisë, gazetarët e terrenit dhe qeveria ka njoftuar se do të nis vaksinimi i personave mbi 60 vjec dhe i atyre që janë të rriskuar për shkak të sëmundjeve kronike.
Qeveria synon 500 mijë vaksinime brenda majit dhe të të gjithë popullsisë deri në 2022.