Shqipëria merr borxh 650 milionë euro në tregjet ndërkombëtare

Nga Exit News
Shqipëria merr borxh 650 milionë euro në tregjet ndërkombëtare

Shqipëria ka marrë të mërkurën një Eurobond – borxh në tregjet ndërkombëtare,- me vlerë 650 milionë euro.

Lajmin e dhanë në një konferencë të përbashkët për shtyp Kryeministri Edi Rama, ministrja e Financave Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.

Rama  dhe Ahmetaj e quajtën marrjen e borxhit ‘sukses’ dhe ‘tregues’ se Shqipëria është e besueshme në tregjet ndërkombëtare.

Kryeministri u shpreh:

“Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve.”

Ministrja e Financave Anila Denaj sqaroi se borxhi do të ketë një interes prej 3.625 për qind dhe do duhet të shlyhet për 7 vite.

Sipas relacionit të qeverisë për marrjen e eurobondit, shuma prej 650 milionë eurosh do të përdoret:

  • 250 milionë euro për të shlyer detyrimin e prapambetur nga një Eurobond i marrë në vitin 2015;
  • 400 milionë euro për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>