Tre ministra të vendeve të Bashkimit Europian vlerësuan se Shqipëria është gati të hapë negociatat dhe të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare brenda muajit qershor.
Gjatë një vizite në Tiranë, ministrat e Jashtëm të Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë theksuan se vendi ka bërë detyrat e tij dha tani është radha e Këshillit për t’i dhënë Shqipërisë dritën e gjelbër.
“Nuk ka asnjë arsye për ta vonuar këtë proces”, u shpreh ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg.
Ndërsa homologu i tij çek Jakub Kulhanek vlerësoi përparimin e vendit kryesisht sa i përket reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar vuri në dukje faktin se vendi i tij ka presidencën e radhës në Këshill dhe nënvizoi se zgjerimi dhe çështja e Ballkanit Perëndimor do të jenë në krye të axhendës.
“kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven.
Ndërkaq, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila priti në takim homologët e saj, tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.