Shqipëria pezullon fluturimet ajrore me qytete e prekura në veri të Italisë dhe me vendet e tjera të prekura deri më 3 prill. Mbyllen shkollat për dy javë. Ndalohet të gjitha aktivitete sportive dhe kulturore, grumbullimet dhe dëgjesat publike.
Këto masa u vendosën sot nga qeveria shqiptare pas zbulimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri. Qeveria lajmëron gjithashtu se ka venë në dispozicion 400 milionë lekë për plotësimin e nevojave shëndetësore.