Shqipëria do të nisë të hënën, 11 janar, procesin e vaksinimit me 975 doza.
Kryeministri Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët, njoftoi se aktualisht kjo është sasia e vaksinave në vend, dhuruar nga një vend mik i BE-së emrin e së cilit nuk e përmendi.
Rama tha se pritet që në ditët në vijim të vijë pjesa tjetër e dhurimeve nga vendi mik, si dhe vaksinat nga Pfizeri:
“Siç kam thënë, javën e tretë të janarit vijnë 10750 doza direkt nga Pfizeri.
Ndërkohë presim dhe 2 mijë doza të tjera nga i njëjtit vend mik. Për momentin kjo është shifra.”
Rama tha se nëse Kosova do të jetë gati, një pjesë e vaksinave nga Pfizeri do të dërgohet javën e tretë në Kosovë për të nisur vaksinimin e mjekëve të spitalit infektiv të Prishtinës.
Të hënën, mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid do të fillojnë vaksinimit kundër Covid-19.
Po ashtu, edhe Rama do të vaksinohet sot. Ai pohoi se do ta marrë vaksinën për të shtuar besimin tek vaksinimin, duke theksuar se nuk do dëshironte t’ja zinte rradhën mjekëve.
Ndërsa anëtarët e qeverisë dhe të komitetit të ekspertëve do të jenë si gjithë të tjerët dhe nuk do të vaksinohen me prioritet.