Shqipëria, parajsa për arkitektët Ingels e Maas: Marrin projekte pa konkurs e me mbështetjen e qeverisë

Nga Sonila Meço
Shqipëria, parajsa për arkitektët Ingels e Maas: Marrin projekte pa konkurs e me mbështetjen e qeverisë Bjarke Ingels - Teatri Kombetar

Kryebashkiaku Veliaj shkruante dje: “Teksa ne kemi humbur 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, hidhini një sy projekteve të jashtëzakonshme që ka konceptuar apo realizuar gjatë kësaj kohe arkitekti @bjarkeingels.”

Kjo është njëra anë e hënës…ja tjetra!
Daniel Libeskind, një nga arkitektët më të njohur në botë, që punon në çdo cep të globit, disa kohë më parë do të kritikonte nga Belfasti arkitektët e gatshëm të ofronin shërbimet e tyre në vende totalitare, të korruptuara ose të kapura.

“Mendoj se arkitektët sot, duhet të mbajnë një qëndrim etik; më shqetëson fakti se një arkitekt ka dorë të lirë për të vepruar, sikur të kish një çek të bardhë! Pa e vrarë mendjen se, a ka një proces publik mbi atë projekt, kush e zotëron pronën, këtë tokë, këtë ndërtesë?”

Libeskind, me një mospranim total të shteteve ku një forcë politike arrin të vendosë për gjithçka, duke refuzuar parimet demokratike, sheh gjithnjë e më shumë një përpjekje të paskrupullt të arkitektëve edhe shumë të talentuar, për të ofruar shërbimet e tyre aty ku shkelja e ligjeve, ku antikushtetutshmëria është normë. Ai përmend zëlartas faktin se, po dallohet qartë dyndja e arkitektëve në vende ku vendimmarrja e konsultuar, dëgjimi i zërit të publikut, zgjedhjet e besueshme ulen në sediljen e pasme të një makine pushteti, që kujdeset vetëm për pasurimin e liderëve dhe kastës së saj.

Çfarë konstatohet lehtësisht pas kritikave të Libeskindit, është se arkitektët shpesh e gjejnë veten në një raport të fortë me pushtetin. Nuk punojnë dot pa të. Dhe kjo vlen për projekte si në SHBA, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe atë të largët. Sepse çdo projekt i madh është triumf i vullnetit të klientit, qoftë ai një zhvillues, një drejtor teatri, muzeu apo qeveri autoritariste. Sepse arkitektët duan klientë që nuk tremben, që investojnë shumë pará dhe tallen me opozitën lokale.

Mund të imagjinohet se sa lehtë ndërtohet në një vend si Shqipëria, ku qeveria ka kartonët për të bërë ligje jokushtetuese, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ku nuk ka drejtësi e ndëshkim, ku nuk ka shoqëri civile dhe paraja derdhet lumë. Që të qetësojmë paragjykimet, edhe në vende me demokraci më të konsoliduara se jona, shfaqen projekte të mëdha, ku publiku është kundër, por pushteti do të bëjë çfarë ka vendosur të bëjë.

Ama, arkitektët aty përballen me një publik vokal, të angazhuar, me media kërkuese dhe hetuese, ambjentalistë e shoqëri civile, politikanë të vendosur për t’i rezistuar deri në fund vullnetit të pushtetit. Dhe në një mënyrë a tjetër, dekurajohen.

Katër vjet iu desh të priste Richard Rogers, arkitektit të Terminalit 5 në Aeroportin Heathrow të Londrës, derisa projekti iu nënshtrua një shqyrtimi e debati të fortë publik, që pasqyroi edhe kërkesat e komunitetit dhe kundërshtarëve.

Tundimi i arkitektëve për të bërë gjithçka të madhe u vjen në dorë, edhe pse me klientë të dyshimtë, është i kuptueshëm.

Por janë po këta arkitektë, si vetë Bjarke Ingelsi (projektuesi i Tetarit të Ri), një ndër 100 njerëzit më ndikues në botë në vitin 2016 sipas Time Magazine, që deklarojnë se me projektet e tyre duan të ribëjnë botën, me koncepte të forta sociologjike, parime të zhvillimit të qëndrueshëm, mes vizionesh ëndërrimtare dhe zgjidhjesh pragmatike.

Po të lexosh shtypin e sidomos kritikën e specializuar, Ingelsi ngjall kërshëri, entuziazëm, por edhe kundërshti. Si arkitekti që punon në volume të jashtëzakonshme, të cilit i janë besuar shumë projekte të mëdha e ambicioze, por është po ai që në Shqipëri solli një projekt të kopjuar. Shumë të kontestuar për mënyrën sesi po zbatohet.

Ingelsi – si shumë kolegë të tij që bëjnë projekte me liderë të korruptuar, të kapur e me kushte të dyshimta – u thotë gazetarëve në botë se punon me ta për të sjellë ide iluminuese në vendet që kanë më shumë nevojë; por çështja është se edhe në prezumimin më optimist të këtij besimi se ky pushtet do të përmirësohet, e dimë ne, konsumuesit e përditshëm të pasojave të tij, se deri ku është i aftë të shkojë më tej.

Ndaj, ia vlen të kujtohen arkitektët edhe nga shtypi ndërkombëtar, siç në fakt rregullisht bën, por mund të shtohet edhe rasti shqiptar, se një kufi duhet dizenjuar së bashku me projektet e tyre. Se e nisën me konkurse, por Ingelsi dhe një tjetër arkitekt, Winy Maas, që do të rikonceptojë piramidën, gjetën parajsën, projektin në dorë, pa asnjë konkurs, pa asnjë diskutim, pa asnjë pengesë ligjore. Parajsa e konceptit më delirant të arkitektit: Tabula Rasa.

Në një intervistë për City Lab, Bjarke Ingelsi i pyetur së bashku me një grup arkitektësh se si e ndërton këtë kufi, kur në anën tjetër si klient është një pushtetar i korruptuar, autoritarist, që mund të pastrojë edhe pará nëpërmjet projekteve të tij, ai përgjigjet:

“Besoj se si arkitektë mund të kontribuojmë në një situatë lokale me mënyra që janë produktive për shoqërinë, për përmirësimin e jetës së njerëzve atje.”

Kjo shpjegon arsyen edhe pse studio e tij BIG, ndërmerr projekte në Kinë, që ka probleme me standardet demokratike. Por Ingelsi, megjithëse qe i gatshëm të ndërtonte një bibliotekë gjigante në Kazakistan, edhe pse dinte lidhjet e presidentit dhe bindjet e tij, nuk arriti ta realizonte.

“Sepse korrupsioni i lartë, ryshfetet dhe dyshimet, janë terren i një loje që ne nuk jemi të gatshëm ta luajmë”, u shpreh Ingelsi asokohe.

Nuk dimë se si Ingelsi do të përgjigjej sot, se a e konsideron etike përfshirjen e tij në një projekt që bazohet në ligje antikushtetuese, që dëmtojnë interesin publik, që ka dyshime të arsyetuara për spekulime, që tjetërson me arbitraritet pronën publike.

5 komente

  1. Gëzim 22 Maj, 2020 në 12:21 pm

    Pjesa rreth Libeskind nuk qendron. Ai ka projektuar dhe ndertuar pallate ne Tirane! Ne faqen zyrtare te tij eshte e publikuar. Nuk ndryshon shume nga Big e MDRW. Te gjithe bejne arkitekture komerciale.

  2. Petro 22 Maj, 2020 në 4:53 pm

    51N4E (Sheshi Skënderbej, kulla TID-Plaza, disa kulla në ndërtim pas bashkisë…) – përveç studios së tyre lokale të regjistruar prej kohësh, flitet se kanë krijuar një rrjet studiosh satelite me emra të tjerë po në Tiranë; Bolles&Willson ose ndryshe Peter Willson (“shtesa” 30 kate e hotel Tiranës, disa skicime fasadash nëpër Tiranë si ndërtesa e Coin, ajo e ish-Plus tek garda, pallati me kondicionerë në bllok etj, autor i shkatërrimit të bibliotekës së Korçës, vepër Kolevicës, autor i planit të qytetit të Korçës të para disa vitesh, si rrjedhojë e të cilit ka tranformuar shumë ndërtesa dhe mjedise urbane dhe ndërtuar disa të reja); Archea-Marco Casamonti (kulla tek gjykata e lartë, ndërtesa tek ish-muzeu i shkencave, stadiumi, hotel në bllok i saponisur, priten disa pallate në krah të ish-Sheraton, veliera në Durrës, projekti i sheshit para mauzoleut të dëshmorëve në Durrës etj.); Stefano Boeri – tashmë me studio në Tiranë (Plani i Tiranës, disa shkolla, masterplane të rindërtimit, kubi tek ish-blloku, ndërtesë me pemë në ballkone pas stadiumit Qemal Stafa etj.); UNLab – studio në Tiranë, bashkëpunëtorë me Boeri-n në Planin e Tiranës (Masterplane të rindërtimit, konkursi i park of Faith, disa ndërtesa shkollore, investime private në zonën e bulavardit të ri); MVRDV (pjesëmarrës në konkursin e qendrës, fitues të konkursit për qendrën Toptani, të cilën e tranformuan krejtësisht më pas!!!, fitues të konkursit për zhvillimin poshtë digës së liqenit me Tirana Rock – ajo që po bëhet nuk ka lidhje me konkursin, projektues të disa investimeve private të ndërtuara ose jo në disa vende të Shqipërisë, së fundmi Tower One tek ish “lodrat” dhe të caktuar për të transformuar piramidën); Casanova Hernandez (muzeu Marubi, muzeu historik; projekti i tranformimit të anës së liqenit të Shkodrës; projekte në bregdetin e Durrësit etj); Xaveer De Geyter (lungomare e Vlorës, Vazhdimi i Lungomares; Sheshi i skelës dhe sheshi i Flamurit në Vlorë); Mario Cucinella (ndërtesa MET center pas ish hotel Dajtit, masterplan i rindërtimit të Durrësit; ndërtesa që do ngrihet tek ish-Shqipëria Sot); TPA – Thymio Papayannis and Associates (planet rregulluese të Vlorës, Himarës, Sarandës, Konispolit, 3 projekte të tranformimit të anës së bregdetit nga Vlora në Orikum etj); Architecture Studio (Projekti i qendrës, Banka Credins, Ndërtesa mbi ish-kinema Republikën); …. .Këta janë vetëm disa dhe ndoshta punët e cituara janë një pjesë e aktivitetit të tyre në Shqipëri. E rëndësishme është që këta, veçanërisht të parët e listës, sot bëjnë ligjin dhe kapin gjithë punët e madje mbyllin edhe pazaret me projektuesit e tjerë apo më tej. Nga ana tjetër, kemi studiot vendase që iu bashkohen për të mbështetur anën burokratike apo elementet praktikë në terren. Këta janë thuajse të njëjtët dhe janë nëpër tabelat e kantiereve (Atelier4, Dea Studio, Son Projekt). Këta të fundit janë edhe vetë të preferuarit e pushtetit me thuajse 95% të kontratave të punëve publike të rilindjes urbame por dhe ndërtesave si pazari i ri, kalaja e Tiranës, pallati i sportit tek ish-klubi dinamo, pallati i kulturës, stadiumi i Elbasanit, tranformimi i ish-maternitetit tek st. Dinamo në drejtori të tatimeve, sheshe, shëtitore në të gjithë vendin, shkolla, spitale etj. Tenderat shpallen me kritere absurde që vetëm këta i plotësojnë, por që nuk garantojnë kurrëfare cilësie në projekt. Ç’mbetet e marrin ca struktura fantazma me dhjetra drejtues teknikë që nuk i njeh askush (Arkon, Klodioda, Erald, Taulant, CEC e ndonjë tjetër). Skema është e njëjtë – tender me kritere që vetëm me projektimin nuk kanë lidhje.

  3. Taqo 22 Maj, 2020 në 4:59 pm

  4. Petro Deti 22 Maj, 2020 në 5:01 pm

    51N4E (Sheshi Skënderbej, kulla TID-Plaza, disa kulla në ndërtim pas bashkisë…) – përveç studios së tyre lokale të regjistruar prej kohësh, flitet se kanë krijuar një rrjet studiosh satelite me emra të tjerë po në Tiranë; Bolles&Willson ose ndryshe Peter Willson (“shtesa” 30 kate e hotel Tiranës, disa skicime fasadash nëpër Tiranë si ndërtesa e Coin, ajo e ish-Plus tek garda, pallati me kondicionerë në bllok etj, autor i shkatërrimit të bibliotekës së Korçës, vepër Kolevicës, autor i planit të qytetit të Korçës të para disa vitesh, si rrjedhojë e të cilit ka tranformuar shumë ndërtesa dhe mjedise urbane dhe ndërtuar disa të reja); Archea-Marco Casamonti (kulla tek gjykata e lartë, ndërtesa tek ish-muzeu i shkencave, stadiumi, hotel në bllok i saponisur, priten disa pallate në krah të ish-Sheraton, veliera në Durrës, projekti i sheshit para mauzoleut të dëshmorëve në Durrës etj.); Stefano Boeri – tashmë me studio në Tiranë (Plani i Tiranës, disa shkolla, masterplane të rindërtimit, kubi tek ish-blloku, ndërtesë me pemë në ballkone pas stadiumit Qemal Stafa etj.); UNLab – studio në Tiranë, bashkëpunëtorë me Boeri-n në Planin e Tiranës (Masterplane të rindërtimit, konkursi i park of Faith, disa ndërtesa shkollore, investime private në zonën e bulavardit të ri); MVRDV (pjesëmarrës në konkursin e qendrës, fitues të konkursit për qendrën Toptani, të cilën e tranformuan krejtësisht më pas!!!, fitues të konkursit për zhvillimin poshtë digës së liqenit me Tirana Rock – ajo që po bëhet nuk ka lidhje me konkursin, projektues të disa investimeve private të ndërtuara ose jo në disa vende të Shqipërisë, së fundmi Tower One tek ish “lodrat” dhe të caktuar për të transformuar piramidën); Casanova Hernandez (muzeu Marubi, muzeu historik; projekti i tranformimit të anës së liqenit të Shkodrës; projekte në bregdetin e Durrësit etj); Xaveer De Geyter (lungomare e Vlorës, Vazhdimi i Lungomares; Sheshi i skelës dhe sheshi i Flamurit në Vlorë); Mario Cucinella (ndërtesa MET center pas ish hotel Dajtit, masterplan i rindërtimit të Durrësit; ndërtesa që do ngrihet tek ish-Shqipëria Sot); TPA – Thymio Papayannis and Associates (planet rregulluese të Vlorës, Himarës, Sarandës, Konispolit, 3 projekte të tranformimit të anës së bregdetit nga Vlora në Orikum etj); Architecture Studio (Projekti i qendrës, Banka Credins, Ndërtesa mbi ish-kinema Republikën); …. .Këta janë vetëm disa dhe ndoshta punët e cituara janë një pjesë e aktivitetit të tyre në Shqipëri. E rëndësishme është që këta, veçanërisht të parët e listës, sot bëjnë ligjin dhe kapin gjithë punët e madje mbyllin edhe pazaret me projektuesit e tjerë apo më tej. Nga ana tjetër, kemi studiot vendase që iu bashkohen për të mbështetur anën burokratike apo elementet praktikë në terren. Këta janë thuajse të njëjtët dhe janë nëpër tabelat e kantiereve (Atelier4, Dea Studio, Son Projekt). Këta të fundit janë edhe vetë të preferuarit e pushtetit me thuajse 95% të kontratave të punëve publike të rilindjes urbame por dhe ndërtesave si pazari i ri, kalaja e Tiranës, pallati i sportit tek ish-klubi dinamo, pallati i kulturës, stadiumi i Elbasanit, transformimi i ish-maternitetit tek st. Dinamo në drejtori të tatimeve, sheshe, shëtitore në të gjithë vendin, shkolla, spitale etj. etj. Tenderat shpallen me kritere absurde që vetëm këta i plotësojnë, por që nuk garantojnë kurrëfare cilësie në projekt. Ç’mbetet e marrin ca struktura fantazma me dhjetra drejtues teknikë që nuk i njeh askush (Arkon, Klodioda, Erald, Taulant, CEC e ndonjë tjetër). Skema është e njëjtë – tender me kritere që vetëm me projektimin nuk kanë lidhje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme