Shqipëria parashikohet të mund të pranohet në BE pas vitit 2050

Shqipëria parashikohet të mund të pranohet në BE pas vitit 2050

Maqedonia mund të jetë i pari vend i Ballkanit perëndimor që do të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE, por edhe ajo jo para vitit 2023. Serbia dhe Turqia prashikohet të jenë gati për t’u pranuar diku në mes të viteve 2030-të. Kurse Shqipëria dhe Bosnje-Herzegovina nuk pritet të kenë plotësuar teknikisht kushtet e anëtarësimit para vitit 2050.

Këto janë përfundimet kryesore të studimit Parashikimi i Gadishmërisë së Vendeve Kandidate, hartuar nga profesorët Tina Freyburg e Universitetit St Gallen dhe Tobias Böhmelt i Universitetit Essex, botuar në revistën e Politikave Publike Europiane, dhe komentuar gjerësisht nga mediat krysore evropiane.

Studimi ka vlerësuar gjasat e anëtarësimit të vendeve kandidate ose të asociuara. Autorët nuk kanë bërë parashikim për Kosovën dhe Malin e Zi për arsye teknike. Sidoqoftë, në një intervistë me portalin e rëndësishëm të çështjeve europiane euroactiv.eu, autorët u shperhën se Mali i Zi ka premisa të njejta apo ndoshta edhe më të mira se Maqedonia, duke e konsideruar atë si vendin me gjasat më të mira për të qenë i pari që do i bashkohet BE-së.

Studimi nuk ka marrë parasysh asnjë faktor politik që mund të ndikojë anëtarësimin ose jo, duke u përqendruar vetëm në plotësimin e kushteve teknike, para së gjithash zbatimin e kuadrit ligjor të BE-së në legjislacionin vendas. Në studim janë përdorur kriteret që u zbatuan nga BE në zgerimin e madh që ju bë bashkësisë në vitin 2004.

Studimi vlerëson se faktorët politikë mund ta ngadalësojnë edhe më shumë procesin. Në rradhë të parë, integrimi i Turqisë ka ndeshur në qëndresën e disa vendeve anëtare si dhe me thirrjet për ndalimin e plotë të procesit të integrimit pas ngjarjeve që pasuan grushtin e shtetit të vitit të shkuar.

Pas Turqisë, Shqipëria dhe Bosnja janë dy rastet më pesimiste, për të cilat studimi vlerëson se ambicjet për anëtarësim të këtyre dy vendeve janë të fryra në krahasim me realitetin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>