Shqipëria rrezikon të paguajë miliona euro në arbitrazh

Shqipëria rrezikon të paguajë miliona euro në arbitrazh

Kompania e naftës TransAtlantic Petrolium ka paditur Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër. Kompania e akuzon shtetin shqiptar për prishje të njëanshme të kontratës dhe kërkon 70 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në Tetor të vitit 2016, Albpetrol i hoqi të drejtën e shfrytëzimit për dy vendburimet e naftës dhe gazit në zonën Çakran – Mollaj dhe bllokun Gorisht – Çokul, me pretendimin se firma e naftës nuk ka kryer investimet e parashikuara në kontratë dhe ka krijuar rreth 13 milionë euro detyrime nga Albpetrolit.

Në fillim të 2016, punëtorët e kompanisë TransAtlantic Petrolium protestuan kundër kësaj kompanie për mospagesë të pagave. Ato u shprehën se disa prej tyre ishin kërcënuar me heqje nga puna për shkak të protestave të shpeshta.

Gjithashtu, punëtorët i dërguan një letër Kryeministrit Rama dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri ku i kërkonin të marrin masa për situatën e krijuar.

Transatlantik Petrolium, e cila bleu në vitin 2014 kompaninë e dytë më të madhe të nxjerrjes së naftës në Shqipëri Stream Oil, është një kompani e huaj me administrator shqiptar e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA-ve, vend i cili njihet si parajës fiskale.

Gjithashtu, qeveria shqiptare po vazhdon edhe gjyqin me kompaninë më të madhe në vend Bankers Petrolium.

Qeveria në fund të vitit 2016 vendosi të ankimojë vendimit e audituesve ndërkombëtarë në favor të kompanisë Bankers Petrolium në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Sipas vendimit të audituesve ndërkombëtarë, Bankers Petrolium nuk duhet t’i paguajë asnjë taksë qeverisë dhe qeveria duhet t’i kthejë kompanisë rreth 37 milionë euro taksa të marra padrejtësisht.

Bankers Petrolium paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit në vitin 2015 duke e akuzuar qeverinë për vlerësim të gabuar të detyrimeve tatimore të kompanisë.

Ndërsa, qeveria pretendoi se Bankers kishte deklaruar mbi 300 milionë dollarë shpenzime fiktive, mbas zvritjes së të cilave kompania duhet t’i paguante qeverisë 57 milionë dollarë në taksa.

Kompania e kundërshtoi pretendimin e qeverisë dhe nuk pranoi të paguante taksat e pretenduara, Si rezultat qeveria bllokoi llogaritë bankare të kompanisë, duke paralizuar kështu aktivitetin e saj. Vendimi i bllokimit u ankimua në gjykatë nga Bankers, por Gjykata e Apelit e quajti të ligjshëm vendimin e qeverisë për të bllokuar llogaritë banakre.

Bankers petrolium iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtar, i cili i kërkoi qeverisë të zhbllokojë llogaritë bankare të Bankers, deri sa të merret vendimi përfundimtar. Qeveria nuk e pranoi këtë kërkesë dhe vazhdoi t’i mbajë të bllokuara llogaritë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>