Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit.
Rama tha se është dakordësuar me kompaninë amerikane të Pfizer.
Kryeministri bëri me dije se janë siguruar 500 mijë dozat e para nga Pfizer.
Ai u përgjigj edhe akuzave se në SHBA kishte shkuar për shopping. Rama tha se “shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses”.
30250 doza të tjera do vijnë në shkurt, tha Rama dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.