Shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët në Europë

Eurostat renditi Shqipërinë si shtetin me pagë minimale bruto dhe për nga fuqia blerëse më të ulet në Europë.

Raporti i Eurostat u hartua në bazë të të dhënave të muajve janar dhe korrik të vitit 2015.

Në Shqipëri, paga mujore minimale bruto, është 22 mijë lekë ose përafërsisht 160 Euro. Vende të tjera me pagë të ulët minimale janë Bullgaria e Maqedonia, ndërsa shtetet me pagën minimale më të lartë janë Luksemburgu, Anglia dhe Hollanda.

Ndërkohë, paga minimale për nga fuqia blerëse në Shqipëri llogaritet të jetë rreth  41,250 lekë ose përafërsisht 300 euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>