Shqiptarët, personat më të refuzuar për të hyrë në Irlandë

Shqiptarët, personat më të refuzuar për të hyrë në Irlandë

Shqiptarët janë grupi i dytë më i madh nga gjithë bota të refuzuar për të hyrë në Irlandë gjatë vitit 2016.

Shqiptarët renditen në vend të dytë, pas brazilianëve me nje diferencë të vogël prej 75 personash më pak, por duhet të kemi parasysh se Brazili ka një popullsi prej 207 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria vetëm 2,8 milionë banorë.

Nga 3302 persona të cilëve ju ndalua hyrja në Irlandë, 12,3 për qind prej tyre, (408 persona) janë shqiptarë.

Krahasuar me një vit më parë, numri i shqiptarëve që kanë tentuar por janë refuzuar të hyjnë në Irlandë është rritur me 70 persona.

Në vitin 2015, po ashtu, shqiptarët renditeshin sërish të dytët pas brazilianëve.

Sipas Aktit të Emigracionit 2004, janë 11 arsye që një individi mund t’i ndalohet hyrja në një shtet. Rastet më të shumta në kurifin irlandez lidhen kryesisht me dy arsye: personi mund të jetë dënuar më parë për një vepër të rëndë penale ose personi nuk ka pasaportë me vete. Oficerët e emigracionit, po ashtu, kanë të drejtën t’i ndalojnë hyrjen një personi që mund të paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare ose që mund të jetë “në kundërshtim me politikat publike”.

Irlanda nuk është i vetmi shtet që ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm. Franca, Hollanda, Gjermania e Anglia kanë theksuar në mënyrë të vazhdueshme, kohët e fundit, se azil kërkuesit dhe emigrantët e paligjshëm shqiptarë po kthehen në problem serioz në Evropë.

Hollanda, Gjermani dhe Franca me atë të ambasadorëve, institucioneve të rendit publik apo dhe me nisma informuese i kanë bërë thirrje shqiptarëve se kërkimi i azilit apo emigracioni i paligjshëm në këto vende nuk është zgjidhje dhe se personat e kapur nga institucionet do të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>