Shqiptari fiton betejën me emigracionin në SHBA

Nga Exit News
Shqiptari fiton betejën me emigracionin në SHBA

Një emigrant shqiptar në SHBA, i cili jeton brenda një kishe në Detroit për tre vjet për të shmangur deportimin, ka fituar të drejtën për të qëndruar në vend.

Ded Rranxburgaj shkoi në vendin e shenjtë në Kishën Qendrore të Bashkuar Metodiste të qytetit, pasi Imigracioni dhe Kontrolli i Doganave (ICE) kërkoi ta deportonte atë. Ai kishte jetuar në SHBA në mënyrë të paligjshme pasi viza e tij, e cila i dha të drejtën për të qëndruar për arsye humanitare, skadoi.

Arsyeja pse Rranxburgaj kishte vendosur të qëndronte në SHBA, për t’u kujdesur për gruan e tij, Flora Rranxburgaj e cila vuante nga skleroza e shumëfishtë. Flora nuk mund të deportohej për shkak të gjendjes së saj. Gjatë kohës së tij në SHBA, ai kishte punuar, kishte paguar taksa dhe kishte siguruar familjen e tij.

Sipas rregullave të kishës, autoritetet nuk lejohen të kapin një individ nëse ata kanë kërkuar strehim brenda një ndërtese fetare. Besohet se Rranxburrgaj është emigranti i parë që e bën këtë pas shtrëngimit të rregullave të imigracionit nga administrata Trump.

Gjykata kishte vendosur ta deportonte por ndërkohë, ai fitoi mbështetje të konsiderueshme nga avokatët, anëtarët e publikut dhe shoqëria civile.

Ditët e fundit, avokati i tij, George Mann, bëri një marrëveshje me ICE duke e lejuar atë të qëndronte në SHBA. Ai tani do të jetë i lirë të jetojë jashtë kishës dhe aktualisht po kërkon një apartament të përshtatur për gruan e tij, në karrocë.

Me të dëgjuar lajmin, ai dha një deklaratë për media ku shprehu gëzimin e tij për vendimin.

“Unë jam një njeri i lirë pas tre vjetësh. Unë jam aq i lumtur, sa nuk mund ta shpjegoj se sa i lumtur jam. Falënderoj Zotin, tani mund të marr ajër të pastër jashtë me gruan dhe familjen time”.

Asnjë detaj i “marrëveshjes” nuk është bërë publike deri më tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>