Shtetet evropiane ku lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë

Nga Exit News
Shtetet evropiane ku lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë

Shqiptarët nuk lejohen të udhëtojnë në Hungari, Island, Luksemburg, Holland, Rumani, Spanjë, dhe Suedi, sipas përditësimit të datës 31 korrik nga vendet e Bashkimit Evropian, bazuar në gjendjen e Covid-19 në vend.

Ndërsa, ata mund të udhëtojnë lirisht në Poloni dhe në Portugali, pa detyrimin e kryerjes së testit Covid-19 dhe pa karantinim, për të gjitha llojet e udhëtimeve.

Vendet e tjera të Evropës i kanë hapur kufijtë për shqiptarët sipas rregullave të mëposhtme:

Në Greqi, lejohen kalimet për shqiptarët me dokumenta greke dhe udhëtimet e domosdoshme. Ndalohen udhëtimet turistike.

Në Itali, Lituani, Maltë, Norvegji, Sllovaki, Britani (deri në 31 gusht), Estoni dhe Finland lejohen kalimet por me detyrimin e karantinim për 14 ditë.

Në 4 vende Austri, Bullgari, Francë, dhe Gjermani lejohen udhëtimet duke treguar testin Covid-19 ose testin serologjik, 72 orë para udhëtimit, pa detyrimin e karantinimit.

Në Republikën Çeke dhe në Danimarkë lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme me detyrimin e paraqitjes së testit Covid-19.

Në Belgjikë dhe në Slloveni lejohen udhëtimet me detyrimin e paraqitjes së testit Covid-19 dhe karantinim për 14 ditë.

Në Kroaci lejohen udhëtimet nëse ke një prenotim në një hotel.

Në Qipro lejohen kalimet me test Covid-19, i cili mund të bëhet edhe në Qipro për rreth 60 euro. Udhëtarët që hyjnë në Qipro kanë detyrimin të izolohen derisa të dalë rezultati i testit.

Irelanda lejon udhëtimet nga Shqipëria por me detyrimin e plotësimit të një deklarate shëndetësore.

Secila nga vendet e BE-së mund të vendosë në mënyrë të pavarur, bazuar në situatën epidemiologjike, për hapjen ose mbylljen e kufijve me Shqipërinë. Sipas urdhërit të përditësuar të Keshilli Evropian, Shqipëria është në listën e vendeve me rrezik shpërhapje të Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>