Shtetet ku së fundmi ka patur shpërthime të fruthit kanë më pak pasoja nga koronavirusi

Nga Exit News
Shtetet ku së fundmi ka patur shpërthime të fruthit kanë më pak pasoja nga koronavirusi

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se shtetet ku së fundmi ka patur shpërthime të fruthit kanë më pak pasoja nga koronavirusi.

Jeff Gold president i Organizatës Botërore ka deklaruar se “ekziston një lidhje e qartë midis vaksinimit të fruthit, shytave dhe rubeolës dhe popullatës që kanë imunitet më të madh nga COVID-19″.

Një studim i Universitetit të Kembrixhit zbuloi më pas se ishte pjesa e ilaçit që shërbote rubeolën ajo që e bënte efektive vaksinën duke rritur imunitetin.

Zëri i Amerikës raporton se hulumtuesit sugjerojnë bërjen e studimeve të zgjeruara për të vlerësuar efektin e vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës ndaj koronavirusit.

Nëse teoria vërtetohet, vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës mund të mbrojë qytetarët deri në gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>