Shteti i Kentakit urdhëron byzylyk elektronik për ata që refuzojnë karantinën

Nga Exit News
Shteti i Kentakit urdhëron byzylyk elektronik për ata që refuzojnë karantinën

Gjykata e shtetit të Kentakit në SHBA ka urdhëruar vendosjen e byzylykut elektronik për personat që kanë qënë të ekspozuar ndaj koronavirusit dhe do të duhet të qendrojën në karantinë. Personat do ta mbajnë byzylykun për dy javë.

Vendimi erdhi pasi një person i urdhëruar për të qendruar në karantinë për 14 ditë, theu urdhërin dhe doli nga shtëpia. Si dhe pas infektimit të një personi pas një festë të organizuar për koronavirusin nga një grup të rinjsh.

Gjykata urdhëroi Drejtorinë e Burgjeve të monitorojë byzylykët elektronikë dhe nëse ndonjëri del nga shtëpia pa lajmëruar ai do të dënohet penalisht.

Gjithashtu, shteti i Kentakit ka vendosur një gjykatës gadishmërie për të shqyrtuar rastet e thyerjes së karantinës nga qytetarët.

Në shtetin e Kentakit janë mbyllur të gjitha bizneset jo të domosdoshme dhe ndalohet grumbullimi i më shumë se dy personave në publik.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>