
237 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, në 24 orët e fundit. Kjo është një prej ditëve me më shumë raste të reja që prej marsit, kur në Kosovë u zbuluan pacientët e parë.
Pesë pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave 169.
Në total, në Kosovë ka ende 2 995 pacientë aktivë, ku pjesa më e madhe janë në Prishtinë.