Shtrëngohet shtetrrethimi: oraret dhe aktivitetet e lejuara

Nga Exit News
Shtrëngohet shtetrrethimi: oraret dhe aktivitetet e lejuara

Këtë të shtunë në mëngjes ka filluar një regjim edhe më kufizues për lëvizjet dhe liritë e njerëzve.

Nga sot, qytetarët janë të lirë të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 8 orë në 24 orë, nga ora 05:00 të çdo mëngjesi deri në orën 13:00 pasditë. Ndërkohë, e diela, 21 mars, do të jetë ditë krejtësisht e ndaluar gjatë 24 orëve.

Nga ora 13:00 e të shtunës deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat që kanë autorizim nga policia. Të gjithë ata që kapen në shkelje të urdhërit, do tw gjobiten.

Gjatë tetë orëve të lëvizjes lejohen të funksionojnë disa aktiviteteve bazë, përfshi njesitë e shitjes së ushqimeve dhe farmacitë, pikat e furnizimit me karburant, aktivitetet prodhuese dhe përpunuese, transporti i mallrave e ushqimeve, ndërtimi etj.

Qendrat tregtare; baret dhe restorantet; të gjitha dyqanet jo-ushqimore, përfshi ato të veshjeve, pajisjeve të zyrës dhe shtëpisë; gomisteritë; të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore; të gijtha shërbimet e estetikës dhe mirëqenies personale, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Këtu gjeni një listë të detajuar të të gjitha bizneseve që do të jenë të mbyllura 24 orë.

Ndërsa gjatë 6 orëve të ndalimit, nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës pasardhëse nuk nuk do të lejohet lëvizja e njerëzve në publik dhe nuk do të ketë të hapur asnjë lloj njesie shërbimi, as dyqanet ushqimore dhe farmaci.

Gjatë kësaj kohe, mund të lejohen të qarkullojnë:

— Policia e Shtetit;

— Forcat e Armatosura;

— Mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore;

— Njësitë kritike të shërbimeve shtetërore, të tilla si punonjësit e furnizimit me energji, ujë, dhe emrgjencave të tjera;

— Punonjësit e autorizuar të medias;

— Shërbimet në banesë (delivery).

Autorizimet e policisë për qarkullimin e makinave do të vlejnë nga e hëna e tutje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>