Shtrenjtohet borxhi publik afatmesëm

Shtrenjtohet borxhi publik afatmesëm

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në ankandin e fundit për bonot e thesarit me afat dy vjeçar ka pasur ulje të kërkesës për blerje bonosh nga bankat, edhe pse norma e interesit u rrit në 2,70 për qind nga 2, 03 për qind që ishte në fillim të shtatorit.

Qeveria po përpiqet prej kohësh të zgjasë afatin e maturimit të bonove afatmesme të thesarit. Qeveria po përpiqet, gjithashtu, të rrisë në 30 për qind pjesën e borxhit të mbuluar nga bonot afatmesme të thesarit. Është një veprim i arsyeshëm, në një kohë ku normat janë në rënie, sepse jep mundësi për stabilizimin e tregut duke kufizuar rrezikun e luhatjeve të papritura.

Njëkohësisht, qeveria po përpiqet të marrë më shumë borxh në tregun e brendshëm se në atë të jashtëm me qëllim uljen e rreziqeve të borxhit.

Fakti që bankat e nivelit të dytë kanë kërkuar më pak bono thesari se ato të ofruara nga qeveria është tregues i vështirësisë që po ndesh thesari i shtetit për të mbuluar nevojat e tij të financimi në tregun e brendshëm. Por ky fakt është njëkohësisht shenjë e frikës së bankave për të mbajtur bono me afat dy vjeçar, pavarësisht nivelit të lartë të interesit në krahasim me bonot afatshkurtra.

Ky fakt dëshmon mospërputhje mes kursimeve që shkojnë për bono thesari dhe rritjes së borxhit publik, e cila nuk është shoqëruar me rritje të kursimeve që u shkojnë kompanive në formën e kredisë bankare, çfarë tregon vështirësi të vërtetë të sistemit ekonomik shqiptar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>