Shtyhen pa afat bisedimet për Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Shtyhen pa afat bisedimet për Reformën Zgjedhore

Bisedimet për Reformën Zgjedhore do të shtyhen deri në një afat të papërcaktuar për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga koronavirusi.

Lajmin e dha bashkëkryetarja e komisionit për reformës, Rudina Hajdari e cila theksoi se tryeza katërpalëshe nuk do të bëjë takime virtuale.

Një një lidhje direkte për Report TV, Zonja Hajdari u shpreh:

“Afatet shtyhen për shkak të situatës së koronavirusit, është e pamundur që ne të takohemi. Kjo ka bërë që të shtyhen takimet deri në fund të prillit.

Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online.”

Rudina Hajdari tha se ekspertët teknikë po punojnë për propozimet e bëra pak javë më parë për ndryshimin e mundshëm të sistemit zgjedhor, veçanërisht për ndryshimin e listave të deputetëve, nga të mbyllur në të hapura për t’i dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin vetë:

“Ekspertët po shohin hapjen e listave, propocional rajonal po me lista të hapura. Kemi një variant propocional kombëtar me lista të hapura, që është mbështetur nga unë.

Kur shikoj që ky sistem aplikohet në Kosovë dhe zgjedhjet shkojnë shumë mirë, mund ta marrim si shembull dhe zbatojmë një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>