Shtyhet deri me 23 qershor gjendja e fatkeqësisë natyrore

Nga Exit News
Shtyhet deri me 23 qershor gjendja e fatkeqësisë natyrore

Parlamenti miratoi me 91 vota pro zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Kjo është hera e tretë që shtyhet afati i gjendjes së fatkeqësisë: fillimisht afati ishte deri në fund të marsit, më pas u shty por deri më 25 prill për shkak të epidemisë.

Propozimin për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë, shpallur që pas tërmetit të 26 nëntorit, e bëri kryeministri Edi Rama.

Propozimi i tij u miratua nga komisioni i Ligjeve dhe sot pritet të miratohet në Kuvend.

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë nënkupton që masat kufizuese të vendosura nga qeveria të mbeten në fuqi deri në qershor.

Ç’do të thotë gjendja e fatkeqësisë natyrore?

Gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet nga qeveria në rastet e fatkeqësive natyrore që rrezikojnë shëndetin dhe pasurinë e njerëzve, të tilla si tërmetet, përmbytjet, zjarret apo epidemitë.

Në këtë rast, liritë dhe të drejtat themelore kufizohen me vendim qeverie dhe kanë për qëllim shmangien, kufizimin apo kompensimin e dëmeve direkte apo indirekte të fatkeqësisë natyrore, dhe ato duhet të jenë në proporcion me këto dëme.

E drejta e qeverisë për të kufizuar liritë dhe të drejtat në rastin e fatkeqësive natyrore buron nga përcaktimet kushtetuese, Ligji për Mbrojtjen Civile dhe Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive.

Çfarë të drejtash mund të kufizohen gjatë fatkeqësisë natyrore?

Neni 175 pika 2 e Kushtetutës përcakton se të drejtat dhe liritë që kufizohen gjatë gjendjes së fakeqësisë natyrore janë

  1. Paprekshmëria e banesës dhe e personit;
  2. Liria e lëvizjes;
  3. Kufizimet në lidhje me shpronësimin dhe e drejta për shpërblim të drejtë;
  4. E drejta për punë;
  5. E drejta për grevë.

Për më tepër lexoni këtu.

 

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme