Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në shtator çështjes mes Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mosprania e Veliajt.
Sipas avokatit të Ndroqit, Veliaj do t’i kërkojë falje për fyerjet ndaj Ora News dhe gazetarëve të tij.
Seanca e rradhës do të jetë me 8 shtator.
Ylli Ndroqi, paditi në SPAK kryebashkiakun Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.
Ndroqi akuzon Veliajn se përmes shpifjes ka prishur në publik imazhin e medias së tij, RTV Ora, dhe gazetarëve të tij.
Po ashtu, ashtu Ndroqi pretendon se me që Veliaj ka deklaruar publikisht se ‘i njeh me emër dhe mbiemër’ ata persona që janë munduar t’i vënë gjoba për të përfituar nga paratë publike të Bashkisë Tiranë, ai duhet t’i kishte paditur ato. Duke qenë se Veliaj nuk i ka paditur, atëherë ai akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.