Shtyhet samiti i BE-së, asnjë dakordësi për fondin e rimëkëmbjes

Nga Exit News
Shtyhet samiti i BE-së, asnjë dakordësi për fondin e rimëkëmbjes

Udhëheqësit e BE-së vendosën të zgjasin samitin e tyre pas mosarritjes së dakordësisë  për projekt-buxhetin prej €1,82 trilion dhe paketën e rimëkëmbjes.

Dakordësia u bllokua kur Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel paraqitit një propozim të ri, të shtunën paradite, për drejtimin e fondit të rimëkëmbjes ekonomike dhe balancimin mes fondeve dhe granteve të parashikuara në këtë fond.

Sipas propozimit të Michel, fondi i rimëkëmbjes do të mbetet 750 miliardë euro, por grantet do të ulen në 450 miliardë euro nga 500 miliardë të parashikuara.

Ai propozoi edhe futjen e mekanizmit të “frenat e emergjencës”, i cili do t’i jepte mundësi vendeve të ngrejnë shqetësimin e tyre mbi  disbursimin e fondeve në Këshillin Evropian ose në Këshillin e BE-së.

Zëdhënësi i Michel lajmëroi në Twitter se seanca plenare përfundoi pa asnjë dakordësi, dhe bisedimet do të nisin të dielën në mesditë. Në fillim samiti ishte parashikuar të zgjaste dy ditë.

Drejtuesit evropian i kërkuan Michel të rishikojë propozimin e tij, dhe të dielën pritet që ai të paraqesë një propozim të ri të rishikuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>